Kompania operatore japoneze Tokyo Electric Power (TEPCO), e cila menaxhon centralin bërthamor "Fukushima-1", njoftoi për kapjen e peshqve në afërsi të centralit, në trupin e të cilëve përqëndrimi i ceziumit radioaktiv e tejkalon më shumë se 5000 herë normën e lejuar.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, nëse një njeri ha një peshk të tillë, ai menjëherë do të marrë një dozë rrezatimi që e tejkalon më shumë se 2 herë normën vjetore.