Bashkëpunimi dypalësh në fushën e tregtisë, energjetikës, investimeve, teknologjisë së lartë do të jenë në fokusin e bisedimeve të presidentëve të Rusisë dhe Francës, respektivisht Vladimir Putin dhe François Hollande, që do të fillojnë sot në Moskë.

Sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të Kremlinit, në axhendën e bisedimeve përfshihen diskutimi i ndërveprimit midis Rusisë dhe BE-së, situata në Siri dhe Mali, lufta kundër trafikut të drogës dhe terrorizmit. Gati për nënshkrim janë një sërë dokumentesh në fushat e bashkëpunimit ndër-rajonal, transportit, investimeve, energjetikës dhe inovacioneve.