Shtetet e Bashkuara të Amerikës për momentin kanë ndërmend të përmbahen nga dhënia e ndihmës ushtarake opozitës siriane, por planifikojnë të fillojnë furnizimin e ushqimeve dhe medikamenteve për njësitë e kryengritësve, të cilët po zhvillojnë luftë të armatosur me Presidentin e vendit Bashar Al-Assad.

0Lidhur me këtë njoftuan për gazetarët amerikanë burimet në rrethin e afërt të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili së bashku me homologët e tij evropianë do të marrë pjesë në takimin e "Grupit të miqve të Sirisë" në Romë, ku planifikohet të miratohet strategjia e re e vendeve të Perëndimit ndaj konfliktin sirian.