Për Papa Benediktin XVI dita e sotme, 28 shkurti, do të jetë dita e fundit në rangun e primatit të Kishës Katolike. Para se të dorëhiqet nga posti i Kreut të Vatikanit ai do të zhvillojë një takim me kardinalët.

Menjëherë pas dorëheqjes së Benediktit XVI Locum Tenens i fronit papal, Tarcisio Bertone, në prani të kardinalëve të tjerë do të shkatërrojë unazën dhe vulën e ish-Pontifikut. Në këtë mënyrë do të zbatohen rregullat e traditës së lashtë, sipas së cilës duhet përjashtuar mundësia e falsifikimit të dokumenteve gjatë periudhës, kur në Vatikan froni papal mbetet vakant për një farë kohe.