Kompania ruse "Intersoft Eurasia" planifikon të fillojë shitjen në Japoni të dozimetrave-radiometër unikë, të cilët janë të aplikueshëm edhe në smartphones.

Pajisja e quajtur "DO-RA" lidhet me smartphone-in në vendin e futjes së kufjeve ose të USB-së. Përdoruesit do t’i nevojitet gjithashtu një aplikim i veçantë për smartphone, i cili aktualisht po shpërndahet falas. Pajisja do të kushtojë 100-115 $.

Versionet e ardhshme të dozimetrit do të pajisen gjithashtu me sensorë që mund të mbrojnë përdoruesin nga rreziqe tjera, duke përfshirë tërmetet dhe uraganet.