Në zyrën e ish-Ministrit të Brendshëm të Francës, Claude Gueant, u kryen kontrolle lidhur me çështjen e financimit të fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2007 të Nicolas Sarkozy nga lideri libian Muammar Gaddafi.

Në maj të vitit të kaluar, 8 ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Agjencia franceze e lajmeve "Mediapart" njoftoi se Gaddafi i ka dhënë 50 milionë € Sarkozy për shpenzimet e fushatës zgjedhore. Për herë të parë këtë informacion e konfirmoi djali i Gaddafit - Seif Al-Islam në mars të vitit 2011 në një intervistë për Euronews.