Gjykata për krimet e luftës e Bangladeshit dënoi me vdekje njërin nga liderët e partisë opozitare islamike “Jamaat-e-Islami”.

Delwar Hossain Sayeedi u arrestua në qershor të vitit 2010. Autoritetet e Bangladeshit e akuzuan atë për vrasje masive, përdhunime dhe krime të tjera gjatë luftës së vendit për pavarësi të vitit 1971.

0Më parë, në shkurt, gjykata në Dhaka dënoi me burgim të përjetshëm një tjetër lider të islamistëve lokalë, Abdul Kader Mullah, të akuzuar për krime kundër njerëzimit.