Miliarderi nga SHBA-ja Dennis Tito, i cili u bë turisti i parë kozmik, ka premtuar se do të financojë një ekspeditë në Mars në vitin 2018. Sipas idesë së tij, drejt Planetit të Kuq duhet të fluturojë një çift bashkëshortësh.

Në përputhje me planin e tij i gjithë udhëtimi në Mars vajtje-ardhje do të zgjasë 500 ditë. Nisja është caktuar për në 5 janar të vitit 2018, ndërsa më 20 gusht ekspedita do të mbërrijë në Mars.

Anija kozmike nuk do të ulet në sipërfaqen e Marsit. Ajo do të fluturojë në një distancë prej 100.000 km nga planeti, deklaron sponsori. Për t'u kthyer në Tokë astronautët do të shfrytëzojnë forcën gravitacionale të Marsit.