Në qytetin meksikan të Mexicali policia lokale zbuloi dhe sekuestroi një top të fuqishëm artizanal, me anë të të cilit trafikantët hidhnin pako me marihuanë në territorin e shtetit amerikan të Kalifornisë.

Topi përbëhej nga një tub plastik dhe një rezervuar (kazan) metalik, i cili mbushej me ajër të ngjeshur nga një motor i vjetër makine. Pajisja hidhte (gjuante) cilindra me drogë të paketuar brenda tyre. Pesha e secilës "predhë" ishte rreth 13.6 kg.