Ministria e Punëve të Jashtme e Venezuelës deklaroi zyrtarisht se informacioni në lidhje me vdekjen e Hugo Chavez nuk është aspak i vërtetësishëm. Megjithatë diplomatët nuk iu përgjigjën pyetjes se kur do t’i demonstrohen publikut fotografi dhe materiale video për ta provuar këtë konfirmim.

Më herët, ish-Ambasadori i Panamasë në Organizatën e Shteteve Amerikane, Guillermo Cochez, deklaroi se Presidentit të Venezuelës Hugo Chavez i është diagnostikuar vdekja e trurit.

0"Presidentin, ka shumë mundësi, që katër ditë më parë ta kenë shkëputur nga aparaturat, të cilat e mbanin atë në jetë", - tha politikani panamez.