Plenumi i dytë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës miratoi listën e kandidatëve për postet e larta shtetërore, e cila do të prezantohet më 5 mars në seancën e Asamblesë Kombëtare Kineze të Përfaqësuesve Popullorë (AKKPP), thuhet në një komunikatë të publikuar pas plenumit.

Në seancën e ardhshme të AKKPP-së do të përfundojë procesi i transferimit të pushtetit të ashtuquajturës gjeneratë e pestë e udhëheqësve kinezë.