Presidentit të Venezuelës Hugo Chavez që 2 muaj më parë iu regjistrua vdekja e trurit, ndërsa disa ditë më parë ai u shkëput nga aparati i frymëmarrjes artificiale, thotë ish-Ambasadori i Panamasë në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS) Guillermo Cochez. Ai e quajti të rreme foton e Chavez-it të bërë në ambjentet e spitalit.

Cochez u shkarkua nga posti i ambasadorit të Panamasë në OAS në muajin janar. Asokohe ai i lejoi vetes të kritikonte organizatën në fjalë për shkak se ajo ra dakord me vendimin e autoriteteve venezueliane për shtyrjen e ceremonisë së inaugurimit të Hugo Chavez.