0Presidenti Putin kujtoi se Rusia dhe Franca tashmë po realizojnë në jetë një sërë projektesh të mëdha në fusha të tilla të teknologjisë së lartë dhe shkencore si kozmosi, industria e aviacionit dhe energjetika, duke përfshirë edhe sferën e energjisë bërthamore. Presidenti rus theksoi në mënyrë të veçantë përfshirjen e gjerë të bizneseve franceze në projektet e mëdha infrastrukturore në Rusi: në gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) dhe “Nord Stream” (Rryma Veriore”) për ndërtimin e Sistemit Transportues të Gazit, në përgatitjen për Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi dhe Kampionatin Botëror të Futbollit të vitit 2018.

Gjatë negociatave palët konstatuan se anulimi (heqja) i regjimit të vizave me BE-në do të ndihmonte bizneset e të dy vendeve si dhe do të kontribuonte për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe shkëmbimeve rinore.

U diskutua edhe situata në pikat më të nxehta të planetit, veçanërisht në Siri dhe Mali. Presidenti Hollande ka formuluar një propozim të ri për zgjidhjen e konfliktit sirian, kurse Presidenti Putin ka ofruar diskutimin e tij me vendet e tjera. Në konferencën për shtyp, të mbajtur pas bisedimeve, ai pranoi se e diskutoi në mënyrë të detajuar dhe mjaft aktivisht problemin me Presidentin François Hollande dhe madje debatoi me të. Rusia dhe Franca zhvillojnë një "aktivitet paralel" në zgjidhjen e çështjes siriane, i cili është i vështirë për t’u kombinuar - një opinion të tillë shprehu në konferencën e përbashkët për shtyp Presidenti Hollande. "Ne kemi një qëllim - të luftojmë terrorizmin, të shmangim kolapsin, të parandalojmë shpërbërjen e vendit, edhe pse kemi pikëpamje të ndryshme mbi mënyrën se si të arrihet dialogu politik", - theksoi Presidenti i Francës.

0Në konferencën për shtyp në fjalë Putin iu përgjigj gjithashtu pyetjes së gazetarëve në lidhje me gjendjen me respektimin e të drejtave të njeriut në Rusi. Sipas mendimit të tij, në Rusi në vitin 2012 nuk ka patur kompleksitete të veçanta me respektimin e të drejtave të njeriut, por për shkak të zgjedhjeve u vu re ashpërsimi i luftës politike. Udhëheqësi rus kujtoi se në vitin 2012 në Rusi u mbajtën zgjedhjet presidenciale, kurse ato i paraprinë zgjedhjet parlamentare. "Në çdo vend të botës gjatë zhvillimit të fushatave të mëdha zgjedhore ndodh gjithmonë ashpërsimi i luftës politike, shprehen përherë pretendime reciproke nga konkurrentët dhe gjithmonë flitet për gjithfarë shkeljesh, kjo është në përgjithësi një praktikë universale", - tha Presidenti i Federatës Ruse. Ai theksoi se Rusia e ka bërë zgjedhjen e saj principiale në favor të zhvillimit të institucioneve demokratike që në fillim të viteve ‘90-të. "Dhe Rusia nuk ka aspak ndërmend të devijojë nga kjo rrugë", - tha Kryetari i shtetit.