Task Forca e anijeve dhe luftanijeve të Flotës Ushtarake Detare ruse në Detin Mesdhe mund të përbëhet nga 10 njësi. Kjo Task Force do të vihet nën udhërat e Komandantit të Flotës së Detit të Zi, deklaroi të enjten një zyrtar i lartë i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Një ditë më parë Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi në kolegjiumin e zgjeruar të Ministrisë së Mbrojtjes mbi domosdoshmërinë e krijimit të një task force të veçantë të Flotës Ushtarake Detare ruse për mbrojtjen e interesave të Rusisë në Detin Mesdhe.