Fitorja e opozitës së armatosur në Siri do të destabilizojë situatën në të gjithë rajonin dhe do të çojë në shpërthimin e luftës civile në Liban, në ndarjen e Jordanisë dhe në përçarje në Irak, deklaroi në një intervistë për kanalin televiziv "Al-Mayadin" në Bagdad, Kryeministri i Irakut Nouri al-Maliki. Ai u bëri thirrje gjithashtu "lojtarët e jashtëm" të mbajnë një "qëndrim më realist" ndaj ngjarjeve në Siri.

Al-Maliki tha se në fazën aktuale asnjëra nga palët e konfliktit sirian nuk është në gjendje të dominojë.