Teherani dhe Islamabadi konfirmuan vendosmërinë e tyre për të përfunduar në vitin 2015 ndërtimin e tubacionit të gazit Iran-Pakistan. Ky vendim u morr nga Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad dhe Lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit Ajatollah Ali Khamenei gjatë bisedimeve të mbajtura ditën e mërkurë në kryeqytetin e Iranit.

0Ndërtimi i tubacionit të gazit, i cili është mjaft i rëndësishëm për Pakistanin që ndodhet në gjendje krize të zgjatur ekonomike dhe energjetike, kundërshtohet me vendosmëri nga SHBA-të, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj Iranin për shkak se autoritetet e këtij vendi nuk pranojnë të bëjnë publik programin e vet bërthamor.