Presidentët e Rusisë dhe Francës, respektivisht Vladimir Putin dhe François Hollande, në bisedimet në Moskë u shprehën për rritjen e vëllimit të investimeve në ekonomitë e të dy vendeve dhe për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, njofton korrespondent i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Vladimir Putin theksoi se Rusia dhe Franca janë në gjendje të kapërcejnë rënien e vogël në shkëmbimin reciprok tregtar, të lidhur me problemet në ekonominë globale.

0François Hollande, nga ana e tij, theksoi se bashkëpunimi ekonomik dypalësh ka perspektiva të mira. Përveç kësaj, ai falënderoi Presidentin e Rusisë Vladimir Putinin për "mbështetjen e operacionit ushtarak të Francës në Mali".