Kontinenti aziatik është lider botëror përkatësisht numrit të miliarderëve, thuhet në studimin e revistës kineze "Hurun Report". Në të vihet në dukje se në bazë të të dhënave të janarit të vitit 2013, në Azi kanë jetuar 608 persona, pasuria e të cilëve përbën më shumë se 1 miliard dollarë. Më pas në renditje vjen Amerika e Veriut dhe Evropa, ku numri i miliarderëve arrin përkatësisht në 440 dhe 324 persona.

0Aktualisht në botë numërohen 1453 miliarderë. Revista e vlerëson pasurinë e përgjithshme të të gjithë miliarderëve të botës me 5.5 trilionë $.