Auto-rally ndërkombëtar "Rruga e Mëndafshit" në vitin 2013 do të zhvillohet sipas itinerarit Moskë-Astrahan, njoftuan sot organizatorët e garës automobilistike.

Nga 6-13 korrik garuesit do të përshkojnë 7 etapa, gjatësia e seksioneve të shpejtësisë së lartë të rrugës do të jetë rreth 3 mijë km, njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë". Starti rally-t do t'i jepet sipas traditës në Sheshin e Kuq në Moskë.

0Vitin e kaluar fituesi i rally-t "Rruga e Mëndafshit" me kamionë u bë Ajrat Mardejev i ekipit i "KAMAZ-Master", i cili më vonë në rally-n “Dakar -2013” zuri vendin e dytë.