"Ambasada e Republikës Bolivariane të Venezuelës në Rusi përgënjeshtron kategorikisht informacionin e përhapur nga mediat në lidhje me faktin se Presidenti Hugo Chavez presupozohet të jetë në gjendje vegjetative, se ai është shkëputur tashmë nga aparati i frymëmarrjes artificiale", - thuhet në deklaratën e ambasadës.

Sipas njoftimit, deklaratat e ish-Ambasadorit të Panamasë në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), Guillermo Cochez, "demonstruan qëndrimin e theksuar armiqësor ndaj Presidentit Hugo Chavez dhe procesit revolucionar të Republikës Bolivariane të Venezuelës".