Kompania ajrore indoneziane Sky Aviation mori të mërkurën avionin e parë rus “Sukhoi Superjet 100", (SSJ-100)”. Ai mbërriti në aeroportin Halim Perdanakusuma të Xhakartës, njoftoi shërbimi për shtyp i kompanisë ruse të ndërtimit të avionëve "Korporata e Bashkuar e Ndërtimit të Avionëve" (russ. Объединенная авиастроительная корпорация; angl. United Aircraft Corporation).

Sky Aviation ka porositur një parti prej 12 avionësh “SSJ-100”. Montimi i interjerit dhe lyerja e avionit të parë për kompaninë ajrore indoneziane përfundoi në fund të vitit 2012.

0Sky Aviation është një nga operatorët më të mëdhenj në Indonezi.