Shkencëtari-gjenetist nga qyteti rus i Voronezhit, Vladimir Obrivkov, është i zoti i maces unikale me pesë veshë me emrin Lluntia. Dy llapat kryesore të veshëve të kafshës plotësohen me dy të tjera - në pozicion të pasqyruar ndaj atyre kryesore, të kthyera 180 gradë si dhe e pesta - më e vogla. Macja ka gjithashtu putra çuditërisht të mëdha, në faqe - rrathë lëkure, ndërsa në qepallat e poshtme - pulla leshi të fryra, ndërkohë që rezulton absolutisht e shëndetëshme.

Lluntia ka shumë qejf të luajë, të ecë me këmbët e pasme dhe vdes për harengë. Por ajo nuk u afrohet njerëzve të huaj për të, ndoshta për vetë faktin se para takimit me shkencëtarin ajo ka qenë një mace e trembur rruge.

Tani Vladimir Obrivkov dëshiron ta prezantojë macen e tij të adhuruar me një tjetër ekzemplar sensacional - maçokun me katër veshë nga Vladivostoku (Lindja e Largët e Rusisë) për të riprodhuar pasardhës me shumë veshë.