Zhytësit kanë gjetur në fund të liqenit Çebarkul në rajonin rus të Çeljabinskut, ku ra shiu meteor, disa kratere, në të cilët, me sa duket, mund të gjenden edhe fragmente të mëdha të meteoritit. Por për shkak të shtresës 3-metërshe të llumit nuk u arrit të shikohej meteoriti.

Më 28 shkurt një ekip ekspertësh nga Ekaterinburgu do të kryejë xhirimin magnetik të fundit të liqenit, çka do të ndihmojë për vlerësimin e madhësisë reale të fragmenteve të meteoritit.

Shiu meteor u regjistrua më 15 shkurt në 5 rajone të Rusisë. Për shkak të tij u lënduan më shumë se 1.500 persona.