Amerikanët kanë të drejtë ta konsiderojnë veten budallenj, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, më 26 shkurt në një takim me studentët gjermanë në Berlin.

"Vendi ynë, shoqëria jonë jetojnë me idenë e lirisë dhe tolerancës fetare e politike, cilado qoftë kjo fe dhe çfarëdo qofshin këto pikëpamje politike. Qytetari amerikan ka të drejtë të jetë budalla (i marrë), nëse kjo është zgjedhja e tij. Dhe ai ka të drejtë ta veçojë veten nga të tjerët. Ne shfaqim tolerancë ndaj kësaj dukurie. Ne arrijmë të jetojmë me këtë. Pra, jam i bindur se kjo është një nga meritat tona. Unë mendoj se kjo është pikërisht ajo gjë për të cilën ia vlen të luftohet", - deklaroi John Kerry.