Samiti i pjesëmarrësve të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (Gas Exporting Countries Forum, GECF) mund të zhvillohet në muajin korrik në Moskë. Vendimi lidhur me afatet kohore të mbajtjes së samitit u morr në takimin e GECF të mërkurën në Doha.

Vende anëtare të GECF janë Algjeria, Bolivia, Egjipti, Guinea Ekuatoriale, Irani, Libia, Nigeria, Omani, Katari, Rusia, Trinidad dhe Tobago, Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuela. Norvegjia, Iraku, Holanda dhe Kazakistani kanë statusin e vëzhguesit në të.

Samiti i parë i GECF u zhvillua më 15 nëntor të vitit 2011. Në mbylljen e tij u miratua një deklaratë që pasqyron prioritetet kryesore të vendeve eksportuese të gazit.