Në një shkollë fillore në Kinë u shembën portat e hyrjes, si rezultat 4 fëmijë humbën jetën dhe 18 të tjerë u lënduan. Incidenti ndodhi sot në qytetin e Laohekou të provincës qendrore të Hubei.

Sipas njoftimeve të ekipeve të shpëtimit, portat nuk i rezistuan dot presionit të turmës së nxënësve që u përpoqën të hyjë në ndërtesë dhe u shembën, duke rënë mbi fëmijët. Më parë pati njoftime lidhur me shembjen e pjesshme të ndërtesës së shkollës, por informacioni nuk u konfirmua.