Në qytetin Alma-Ata të Kazakistanit përfunduan bisedimet e Iranit me "gjashtëshen" e ndërmjetësueve ndërkombëtarë (5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania). Nuk përjashtohet fakti që Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare Saeed Jalili të mbajë një konferencë për shtyp, njoftoi një burim diplomatik i afërt me negociatat. Ai la të kuptojë se Teherani nuk po tundet ende nga pozicioni i vet.

Tani palët ranë dakord për të zhvilluar bisedime në nivel ekspertësh në Stamboll.