Kisha Katolike dhe pasuesit e saj janë në rrugën e duhur, deklaroi Papa Benedikti XVI në fjalimin e tij drejtuar besimtarëve.

"Vëllezër dhe motra, ju falënderoj që jeni mbledhur sot kaq shumë këtu. Unë jam me të vërtetë shumë i emocionuar. Unë shikoj se Kisha Katolike është gjallë", - deklaroi Benedikti. Ai theksoi gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në fronin papal ka përjetuar si momente të gëzueshme, ashtu dhe kohë të vështira.

Sot Pontifiku iu drejtua për herë të fundit besimtarëve. Në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku ai mbërriti me një papamobil të bardhë, ishin mbledhur më shumë se 100.000 besimtarë.