Siç deklaroi gjatë procesit gjyqësor ndaj Bradley Manning prokurori amerikan, Kreu i "Al-Qaeda" ka përdorur të dhënat e faqes së Internetit “WikiLeaks” për aktivitetet e veta terroriste. Shërbimet e zbulimit kanë gjetur në shtëpinë e Osama bin Ladenit disa mbajtës informacioni me dokumente nga burimi zhurmëmadh. Në këtë mënyrë, Bradley Manning "i ka dhënë armikut akses në informacionin e klasifikuar".

0Ushtari i thjeshtë i trupave të këmbësorisë së SHBA-së, Bradley Manning, i cili ka shërbyer si analist i zbulimit ushtarak në Irak, dyshohet për dhënien përfaqësuesve të portalit të Internetit “WikiLeaks” të informacionit të klasifikuar të Pentagonit dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.