Ditën e mërkurë një terrorist kamikaze hodhi veten në erë në rrugën kryesore të kryeqytetit të Afganistanit pranë një autobusi, në të cilin ndodheshin ushtarakë afganë. 6 persona u plagosën. Deri më tani askush nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin terrorist. Autoritetet supozojnë se pas tij qëndron lëvizja radikale "Taleban".

0Më 21 janar të këtij viti një grup militantësh talebanë kamikaze sulmuan stacionin e policisë të kryeqytetit, duke vrarë 3 persona. Të dielën e kaluar u arrestua një terrorist, i cili kishte për qëllim të kryente një shpërthim në rajonin diplomatik të Kabulit.