Një i panjohur hapi zjarr në një konvikt të Universitetit Coastal Carolina Unoversity, i cili ndodhet në qytetin amerikan Conway (South Carolina). Aktualisht policia është vënë në kërkim të "pushkatarit", i cili u largua me makinë nga vendngjarja në drejtim të panjohur.

0Sipas informacionit paraprak, si rezultat i ngjarjes së ndodhur u lëndua një person, i cili u dërgua menjëherë në spital. Udhëheqja e universitetit u dërgoi një mesazh të gjithë studentëve me kërkesën për të mos u larguar nga objektet universitare deri sa të zbardhet situata me incidentin.