Një person i panjohur hapi zjarr në mencën e një fabrike për prodhimin e lëndës drusore të presuar në qytetin zviceran të Menznau.

Mediat kanë njoftuar për 5 të vrarë dhe 4 të plagosur rëndë. Autoritetet lokale ende nuk i kanë konfirmuar këto informacione.

Në këto momente në vendngjarje po operojnë njësitë policore. Është vënë në dispozicion një linjë e veçantë telefonike për të afërmit e punëtorëve të fabrikës. Shkaqet e hapjes së zjarrit mbeten ende të panjohura.