Motoskafi me 19 turistë rusë u mbyt në afërsi të ishullit Phuket në Tajlandë, fatmirësisht askush nuk u lëndua. Sipas fjalëve të pronarit të kompanisë që organizon shëtitje në det, në kushtet e zbaticës së fortë fundi i motoskafit ngeci në një nga blloqet e betonit të molit Chalong në pjesën jugperëndimore të ishullit.

Disa nga njerëzit që ndodheshin në motoskaf dolën vetë deri në breg me not, të tjerët i mori në bordin e vet një motoskaf i shpejtë që po kalonte aty pranë.