Analizat e partisë së salçiçeve të importuar nga Europa, të cilat u kryen në Institutin Shtetëror Shkencor rus të Kontrollit të Departamentit rus të Inspektimit të Sektorit Bujqësor, dëshmuan praninë e ADN-së së kuajve në salçiçe.

Sipas të dhënave paraprake, salçiçet janë prodhuar në një kombinat ushqimor në Austri. Së shpejti do të zbulohet se në cilin kombinat konkretisht dhe nëse është përgatitur baza materiale për tërheqjen e produkteve nga tregu apo jo.

Skandali lidhur me zbulimin e pranisë së mishit jo cilësor të kalit në produktet, gjoja, me mish viçi shpërtheu në Europë muajin e kaluar.