Stërvitjet ushtarake detare ndërkombëtare kundër piraterisë në Gjirin e Adenit përfunduan. Në to morrën pjesë anija ruse "Severomorsk" (russ. "Североморск") dhe helikoptermbajtësja italiane e desantit "San Marco".

Sipas skenarit të stërvitjeve gjatë kryerjes së operacioneve të kontrollit luftanijet dolën me radhë në rolin e anijeve civile. Në to u dislokuan grupe inspektimi, të cilët zbuluan ngarkesa të palejuara për transport.