Të hënën në mëngjes ra një zjarr i madh në një qendër tregtare me shumë kate në kryeqytetitn e shtetit indian West Bengal, Calcutta (Kolkata).

Si pasojë të paktën 13 persona gjetën vdekjen. Zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin nga ndërtesa 40 persona. Nuk ka njoftime mbi numrin e saktë të viktimave. 6 persona të hospitalizuar ndodhen në gjendje kritike.

0Tek godina 6-katëshe mbërritën 25 brigada zjarrfikësish, të cilat për 2 orë arritën të lokalizonin zjarrin. Me sa duket, arsyeja e tragjedisë ka qenë një qark i shkurtër.