Kombinati i prodhimit të letrës dhe celulozës i rajonit të Baikalit, i njohur si burim i ndotjes së rezervuarit më të madh natyror të ujit të ëmbël në planet - liqenit të Baikalit - do të mbyllet, ndërsa prodhimi i realizuar në të do të transferohet në kombinate të tjera, u tha sot gazetarëve Zv. Kryeministri Arkadi Dvorkoviç.

Programi për ndalimin e punës dhe mbylljen e Kombinatit të prodhimit të letrës dhe celulozës të rajonit të Baikalit mund të realizohet brenda një viti.

Kombinati i prodhimit të letrës dhe celulozës i Baikalit, i cili ndodhet në jug të bregut lindor të liqenit të Baikalit, nisi punën në vitin 1966. Kapaciteti i prodhimit të celulozës në të arrin deri në 200.000 ton në vit.