0Që disa orë përpara fillimit audiencës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën dhjetëra mijëra besimtarë nga vende të ndryshme të botës. Sipas shifrave zyrtare, atje erdhën të paktën 200.000 vetë. Kur u duk papamobili me Pontifikun turma shpërtheu në duartrokitje të stuhishme. Duartrokitjet e besimtarëve e ndërprisnin vazhdimisht edhe fjalimin e Benediktit XVI. Papa i Romës në përfundim të fjalës së vet i bëri thirrje edhe një herë të gjithëve për të ruajtur të pastër besimin e krishterë dhe për të mbetur të krishterë deri në fund të jetës:

- Kur më 29 prill të vitit 2005 unë pranova të bëhem Papë isha i mbushur plot besim në Kishën Romake, jetën, Zotin. Me kalimin e 8 vjetëve mund të them se Zoti më ka udhëhequr në rrugën time. Ka pasur në të edhe gëzime, edhe hidhërime. Unë e kam ndjerë veten si Pjetri dhe Pali në barkë. Ka pasur ditë me peshkim të madh, por ka patur edhe ditë me erë të keqe, jo të favorshme. Por unë gjithmonë kam qenë i bindur se kisha-barkë i përket Zotit. Perëndia nuk do ta lërë atë të mbytet. Dhe kjo ishte një siguri që nuk e ka braktisur asnjëherë vetëdijen time. Prandaj zemra ime është e mbushur plot mirënjohje. Unë dua t’i inkurajoj të gjithë për të besuar akoma dhe shumë në Zot. Unë do të doja që çdo besimtar të ndjente gëzimin e të qenit të krishterë dhe të falënderojë Perëndinë për atë që ajo e ka krijuar atë.

Vendimin e tij për të lënë Fronin e Shenjtë Benedikti XVI e shpalli më 11 shkurt, disa muaj para përvjetorit të 8-të të kurorëzimit të tij. Drejtimi i Benediktit XVI qëlloi në kohë të vështira për Kishën Katolike. Duke qenë njeri konservator në pikëpamjet e veta, ai jo gjithmonë mundi t’i bënte ballë atyre tendencave bashkëkohore që u përvijuan në Kishën Katolike Romake, deklaroi në një intervistë me Radiostacionin "Zëri i Rusisë" teologu rus Juri Tabak:

- Në Kishën Katolike tashmë që prej shumë dekadash ekzistojnë disa çështje që shkaktojnë polemika mjaft të mëdha dhe bëhen pengesë serioze për zhvillimin e mëtejshëm të Kishës Katolike dhe madje e vënë atë në një lloj qorrsokaku. Në veçanti, ky është edhe problemi i celibatit (beqarisë - ital. celibato), edhe çështja e kontraceptivëve si dhe shumë e shumë skandale pedofilie.

Megjithatë katolikëve u vjen keq për largimin e Papës. Personi i Benediktit XVI ka gëzuar një respekt jashtëzakonisht të madh edhe në botën orthodhokse. Ky Pontifik i dha një impuls të fuqishëm zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve katoliko-orthodhokse, - shpjegoi për "Zërin e Rusisë" Archpriest Dimitri Sizonenko:

0- Papa Benedikti XVI ishte një njeri tejet i matur. Dhe respekti i tij ndaj traditës së Krishterimit të Lindjes të Kishës Orthodhokse ishte shumë i thellë. Politika e Vatikanit në lidhje me kishat e Lindjes dallohej për taktin e madh dhe delikatesën. Me këtë dhe do të mbahet mend drejtimi i Benediktit XVI në fronin papal të Vatikanit.