Çiklistët nga Kazani (kryeqyteti i Republikës së Tartarstanit të Rusisë), që kanë ndërmarrë maratonën rreth e përqark botës për nder të Universiadës së ardhshme të vitit 2013, arritën deri në shtetin amerikan Alabama.

Alen Hajrullin dhe Pavell Graçov do të takohen me studentët e Universitetit të shtetit dhe do t’u tregojnë atyre rreth qytetit të Kazanit si dhe për Lojrat e XXVII verore botërore studentore që do të zhvillohen atje.

0Maratona rreth e përqark botës me biçikleta startoi në kryeqytetin e Tartarstanit më 3 nëntor të vitit të kaluar. Sportistët kanë në plan të përshkojnë 25 mijë km nëpërmes 13 vendeve të botës. Pasi t'i bien përqark rruzullit tokësor, ata planifikojnë të kthehen në Kazan për hapjen e Lojrave studentore, të cilat do të zhvillohen në periudhën 6-17 korrik të këtij viti.