Papa i Romës Benedikti XVI do të mbajë sot audiencën e tij të fundit të përgjithshme. Pritet që në sheshin e Shën Pjetrit në Romë të mblidhen rreth 200 mijë besimtarë.

Pontifiku 85-vjeçar më 11 shkurt njoftoi mbi vendimin e tij për të lënë fronin papal, duke e shpjeguar atë me pafuqishmërinë për udhëheqjen e mëtejshme efektive të Kishës Katolike Romake. Ditën e enjte Benedikti XVI do të largohet nga Vatikani.

0Pasardhësi i Benediktit XVI, siç pritet, do të zgjidhet në muajin mars.