Udhëheqja e kompanisë Yahoo! - një nga faqet më popullore të motorëve të kërkimit në Internet - ndaloi punonjësit e vet të punojnë në distancë. Siç deklaroi Drejtoresha e Përgjithshme e kompanisë, Marissa Mayer, një masë e tillë do të sjellë në kompani frymën e solidaritetit dhe do të përmirësojë cilësinë e komunikimit të brendshëm në kolektiv.

Ndërkohë, vendimi shkaktoi pakënaqësinë e bashkëpunëtorëve të kompanisë, shumica e të cilëve punojnë duke qenë gjeografikisht qindra kilometra larg nga selia e Yahoo!. Sepse ata do të duhet të japin dorëheqjen.

Ia vlen të përmendet se Marissa Mayer u transferua në kompaninë Yahoo!, e cila aktualisht po përjeton kohë të vështira, nga një tjetër kompani e njohur - Google - ku mendohet se ndalimi i punës në distancë (p.sh. nga shtëpia) pengon rritjen e produktivitetit të punës.