Shkaku i aksidentit me raketëmbajtësen ruse "Zenit" (russ. "Зенит"), që ndodhi më 1 shkurt, ishte difekti i blloqeve të vrullit të prodhuara në Ukrainë. Kjo u njoftua para gazetarëve nga Zëvendësi i parë i Kryetarit të Komisionit Industrialo-Ushtarak pranë qeverisë së Federatës Rusisë, Ivan Harçenko. "Për pajisjet ruse nuk ka ankesa", - tha Harçenko.

Më 1 shkurt, menjëherë pas lëshimit të raketëmbajtëses "Zenit-3SL" (russ. "Зенит-3SL") nga një platformë në det të hapur, në kuadër të programit "Startimi detar" (Sea Launch), ndodhi fikja e motorit të fazës së parë. Si pasojë raketa devijoi nga trajektorja e programuar dhe ra në Oqeanin Paqësor.