Sudani i Jugut i ofroi koncernit rus "Gazprom" të përfshihet në një sërë projektesh të naftës, gazit dhe infrastrukturore, njofton operatori i projekteve të huaja i gjigandit rus të gazit - “Gazprom International”.

Javën e kaluar Zyra e Moskës e “Gazprom International” u vizitua nga Ambasadori i Republikës së Sudanit të Jugut në Rusi, Shol Deng Alak. Pjesëmarrësit e takimit diskutuan propozimet e palës sudanojugore dhe vunë në dukje potencialin e tyre të madh.

Dega kryesore e ekonomisë së Sudanit të Jugut është prodhimi i naftës, rezervat e provuara të naftës në këtë vend përbëjnë 7 miliardë fuçi.