Ish-Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi pranoi fitoren e Koalicionit të qendrës së majtë në zgjedhjet për Dhomën e Ulët të parlamentit.

Silvio Berlusconi u shpreh gjithashtu se "duhet të mendojë në lidhje me një koalicion me bllokun e qendrës së majtë". Megjithatë ai theksoi se në asnjë mënyrë nuk do të hyjë në koalicion me mbështetësit e qendrës së majtë të kryesuar nga Mario Monti.

Përveç kësaj, Silvio Berlusconi deklaroi se nuk i jep asnjë rëndësi reagimit negativ të tregjeve ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura së fundmi në Itali.

Siç njoftohet, përfaqësuesit e qendrës së majtë do të marrin më shumë se gjysmën e vendeve në Dhomën e Deputetëve. Por në Senat asnjë nga palët nuk arriti të marrë shumicën absolute.