Rusia dhe SHBA-ja gjetën mënyrën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në lidhje me mbrojtjen amerikane antiraket. Supozohet se dy presidentët do të shkëmbejnë deklaratat, në të cilat ata obligohen të bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes antiraket dhe të mos përdorin kundër njëri tjetrit potencialet e veta difensive.

Nga ana e palës amerikane bëhet fjalë për të ashtuquajturën marrëveshje ekzekutive, e cila për nga thelbi dhe fuqia e vet është e barazvlefshme me një traktat ndërkombëtar, por nuk kërkon miratimin e Kongresit. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të duhet të lëshojë një memorandum të ngjashëm përkatësisht përmbajtjes së vet mbi mirëkuptimin.

Pritet që përparimi i ndjeshëm, hopi në negociatat për mbrojtjen antiraket të arrihet në takimin e Kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, që do të mbahet sot në Berlin.