Mijëra fermerë kolumbianë, që merren me kultivimin e kafesë, hynë në grevë duke kërkuar nga qeveria rritjen e subvencioneve për kompensimin e rënies së çmimeve.

Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos, gjatë një fjalimi televiziv, u bërë thirrje atyre t'i japin fund protestës, duke e quajtur atë të panevojshme dhe të rëndë për ekonominë.

Protestuesit në disa qytete kanë hyrë tashmë në përleshje me policinë. Opozita akuzon qeverinë për paaftësi për t'u marrë me zgjidhjen e krizës në vend.

Kolumbia është vendi i katërt në botë përkatësisht prodhimit të kafesë (pas Brazilit, Vjetnamit dhe Indonezisë). Rënia e çmimeve botërore të kafesë u bë një goditje serioze për ekonominë e saj.