Në Egjipt Fronti opozitar i Shpëtimit Kombëtar shpalli mbi bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare, të planifikuara për në 22 prill.

Sipas fjalëve të drejtuesve të opozitës, vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhje është miratuar njëzëri dhe motivohet nga mungesa e garancisë se procesi i votimit do të jetë i drejtë dhe transparent.

Opozita egjiptiane ka refuzuar gjithashtu zhvillimin e negociatave në kuadër të dialogut kombëtar, për të cilin bëri thirrje Presidenti Mohammed Mursi. Sipas deklaratave të opozitarëve, bisedime të tilla do të fyenin kujtimin e personave të vrarë në përleshjet e fundit.

Si rezultat i trazirave masive në kryeqytetin e Egjiptit në fund të janarit në fillim të shkurtit kanë humbur jetën të paktën 60 persona.