Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të parlamentit italian duket se të dyja dhomat e tij do të ndahen midis të djathtëve dhe të majtëve, gjë kjo që shkakton shqetësim në rritje në zonën e euros.

Blloku i qendrës së majtë, i kryesuar nga Pier Luigi Bersani, me një diferencë të vogël kryeson në dhomën e ulët, ndërkohë që blloku i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Silvio Berlusconi, fiton avantazh në Senatin me ndikim. "Lëvizja protestuese e 5 yjeve" e komedianit Beppe Grillo renditet në vendin e tretë.

Ekspertët thonë se rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund ta ndërlikojnë akoma dhe më shumë situatën politike në vend dhe ta bëjnë atë faktikisht të pakontrollueshme.