Sipas njoftimit të mediave izraelite, në Gaza kanë mbërritur ekspertë të raketave të Forcave të Gardës Revolucionare të Iranit. Ekspertët do të kenë për detyrë të ndihmojnë “Hamas-in” dhe "Xhihadin Islamik" që të fillojnë prodhimin e raketave me rreze të largët veprimi.

U njoftua se ky informacion është i bazuar në të dhënat e shërbimeve palestineze të sigurisë dhe se është konfirmuar nga burime në shërbimin sekret izraelit.

Sipas vlerësimeve të mediave izraelite, "Xhihadi Islamik" mund të rifillojë së shpejti bombardimin e rregullt të territorit izraelit, çka do ta shndërrojë atë në një instrument me ndihmën e të cilit Irani do të shkatërrojë armëpushimin e brishtë të arritur në Gaza.