Një balonë me turistë të huaj u rrëzua ditën e martë në Luginën e Mbretërve në Egjipt, të paktën 19 prej tyre gjetën vdekjen, njoftuan autoritetet lokale. Sipas të dhënave të mediave egjiptiane, balona u përfshi nga zjarri pas një shpërthim gazi në lartësinë rreth 300 metra dhe më pas u shemb në tokë. Në shportën e balonës, e cila përdorej nga një kompani turistike vendase, ndodheshin "turistë të nacionaliteteve të ndryshme".